Një aksident me pasojë plagosjen e një 28-vjeçarje shqiptare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali. Mediat e shtetit fqinj bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07: 15 minuta në një rrethrrotullim.
Sipas të dhënave të para, në aksident është përfshirë një makinë tip Renault Clio, drejtuar nga një 56-vjeçar dhe një biçikletë në të cilën po pedalonte një 28-vjeçare shqiptare që jeton në Rovigo.
Për të keq, sipas dëshmive të para shqiptarja ka mbetur pa ndjeja në tokë. Por falë ndërhyrjes së shpejtë të stafit Suem, ajo u përmend në vendngjarje dhe u transportua menjëhershëm në spitalin Rovigo, në gjendje të rëndë për jetën.
Policia lokale ka shkuar në vendin ku ka ndodhur aksidenti për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Ndërsa autoritetet rrugore italiane ndërhynë, pasi si pasojë e aksidenti ishte rënduar trafiku./abcnews.al