32 familje të lagjes Uznovë të Beratit i kanë ende banesat dhe tokat të pa legalizuara.
Kanë vite që po zvarriten nga institucionet dhe nuk po pajisen me certifikatën e pronësisë. Ata pretendojnë se i kanë dokumentet të rregullta.
Sot kanë shkuar tek zyrat e Kadastrës, por nuk i ka pritur askush.
“Më nxjerrin probleme njëri pas tjetrit.”
“Janë të zhgënjyer të gjithë. Si është e mundur, që autoritetet që duhet të zbatojnë ligjin, s’po e vënë ujin në zjarr. “
“Drejtoria vendore këtu nuk po na jep zgjidhje ku duhet të shkojmë ne?”
Agjencia e Kadastrës së Beratit mediave ju vuri në dispozicion një dokument ku bëhen të qarta problemet që ata kanë konstatuar.
Aktet e marrjes së tokave në pronësi janë pa firma dhe vulë.
Lexo edhe: “Kemi 30 vjet që dergjemi dyerve të zyrave”, banorët e Uznovës në Berat peticion institucioneve për regjistrimin e pronave
Gjithashtu sipërfaqet e shënuar në aktin e marrjes në pronësi nuk korrespondojnë me regjistrat e Kadastrës së Beratit.
Këta banorë tre javë më parë i kanë nisur dhe peticion ministrit të Drejtësisë dhe Kreut të agjencisë shtetërore të Kadsatrës, Artan Lame, por nuk kanë marrë përgjigje.
“Të na japë sqarime ministri i Drejtësisë dhe zoti Artan Lame për zvarritje.”
“Kërkojmë takim me ministrin dhe drejtorin Lame. Të mësojmë pse nuk zbatohet ligji.”
Abc pyeti tek Agjencia shqiptare e Kadastrës. Na u tha se kanë nisur të po shqyrtojnë ankesat e banorëve. /Abcnews.al/