Zbulohet bakter i rrezikshëm në fabrikën më të madhe të çokollatës në botë

schedule00:39 - 1 Korrik, 2022

schedule 00:39 - 1 Korrik, 2022

Bakteri i salmonelës është gjetur në fabrikën më të madhe të çokollatës në botë.

“Barry Callebaut”, fabrika zvicerane më e madhe në botë e kakaos dhe çokollatës njoftoi sot se ka ndaluar prodhimin e çokollatës në fabrikën e saj në Belgjikë, pasi në disa produkte në fabrikën Vise në Belgjikë u gjet bakteri i salmonelës.

“Ekspertët tanë të kontrollit të cilësisë kanë identifikuar “lecithin” si burim kontaminimi,” thanë përfaqësuesit e fabrikës së çokollatës në një deklaratë.

Një zëdhënës tha se “shumica e produkteve të kontaminuara  janë ende në fabrikën Vise” dhe se grupi po kontaktonte 73 klientë (industri dhe prodhues çokollate) për të siguruar që produktet mos arrijnë në duart e konsumatorëve, shkruajnë mediet e huaja.

Grupi Barry Callebaut informoi autoritetet shëndetësore belge, Autoritetin Federal të Sigurisë Ushqimore dhe ” mbylli të gjitha linjat e prodhimit të çokollatës së Vise për arsye paraprake”.

“Të gjitha produktet e çokollatës që janë prodhuar në Vise pas 25 qershorit janë bllokuar”, sqarohet gjithashtu në njoftim, raporton abcnews.al.

Të gjitha linjat e prodhimit të çokollatës do të pastrohen dhe dezinfektohen përpara se të rifillojë prodhimi.”

Fabrika ndodhet tridhjetë kilometra në veriperëndim të Brukselit.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Zinxhirit Ushqimor vizitoi njësinë dhe njoftoi se ka nisur një hetim për të mbledhur të gjithë informacionin për të gjurmuar infeksionin.”

Siguria e ushqimit është parësore për Barry Callebaut dhe ky kontaminim është absolutisht i jashtëzakonshëm. Kemi një hartë dhe procedura shumë specifike sigurie”, tha grupi.

Njoftimi vjen vetëm disa javë pas rastit të produkteve të çokollatës të kontaminuara nga salmonela në fabrikën Ferrero në Arlon, në Belgjikën jugore, e cila prodhon çokollata Kinder.

Autoritetet shëndetësore belge njoftuan më 17 qershor se kishin dhënë dritën jeshile për të rihapur fabrikën për një periudhë prove tre mujore.

Grupi zviceran Barry Callebaut furnizon produkte me kakao dhe çokollatë për një numër të madh kompanish, nga gjigantët e sektorit si Hershey, Mondelez, Nestlé the Unilever deri tek pastiçeri./abcnews.al/