Biden: Samit historik! Bota ka ndryshuar, ashtu edhe NATO

schedule15:12 - 30 Qershor, 2022

schedule 15:12 - 30 Qershor, 2022

Presidenti i SHBA-ve,  Joe Biden e ka quajtu historik samitin e NATO-s në Madrid, duke përmendur vendimin për të ftuar Finlandën dhe Suedinë në aleancën ushtarake.

“Ky samit kishte të bënte me forcimin e aleancës sonë, duke përmbushur sfidat e botës sonë siç është sot dhe kërcënimet me të cilat do të përballemi në të ardhmen”, tha ai.

Biden foli gjithashtu për mënyrën se si aleanca po kërkon të përmbushë kërcënimet e drejtpërdrejta që Rusia paraqet për Evropën dhe sfidat sistematike që paraqet Kina, bën me dije CNN.

“Hera e fundit që NATO hartoi një deklaratë të re misioni ishte 12 vjet më parë. Në atë kohë, ajo e karakterizoi Rusinë si partnere, dhe as që përmendi Kinën. Bota ka ndryshuar – ka ndryshuar shumë që atëherë. Dhe NATO po ndryshon. Gjithashtu, në këtë samit, ne mblodhëm aleancat tona për të trajtuar si kërcënimet e drejtpërdrejta të Rusisë që paraqet për Evropën, ashtu edhe sfidat sistematike që Kina paraqet ndaj një rendi botëror të bazuar në rregulla”, tha ai të enjten. /abcnews.al