Stenio Junior nuk është më lojtar i Partizanit. Braziliani ka pritur ditën e fundit të kontratës për të dalë me një njoftim, në rrjetet sociale.
“Sot përfundon kontrata ime me Partizanin. I jam falenderues klubit për këtë 1 vit e gjysmë që kaluam së bashku.
Falënderoj presidentin Gaz Demi për respektin, lojtarët, punonjësit e klubit dhe trajnerët, për të gjithë momentet dhe tifozët për të gjithë mbështetjen. Ju uroj fat në arritjen e objektivave të radhës, respekt”, shkruan Stenio Junior. / abcnews.al