EMRAT/ Falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit, arrestohen 6 persona, 2 në kërkim

schedule19:45 - 29 Qershor, 2022

schedule 19:45 - 29 Qershor, 2022

Tetë urdhër-arerste janë lëshuar nga prokuroria e Elbasanit, për 8 persona që kanë falsifikuar rezultatin zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Burime për Abc News bëjnë me dije se nga këta persona, 6 janë arrestuar, ndërsa Oltion Hasan Bajrami dhe Eduart Hasan Zito nuk janë gjendur.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar procedimin penal Nr.16, datë 05/01/2022, ndaj personave nën hetim;

  1. Erald Karriqi, i biri i Vezir dhe i Aferdita , lindur me  17.06.1987, ne Librazhd,  me  kombesi dhe shtetesi Shqiptare ,arsimi  i larte ,profesioni mesuese ,banues ne Lagja nr.2, Rruga “Domozdova” banes private Qyteti Prrenjas, gjendja gjyqesore i padenuar.
  2. Ylli Kuka, i biri i Sherif dhe i Hena , lindur me 14.01.1987, ne Qukes,  me  kombesi dhe shtetesi Shqiptare ,arsimi  i larte ,profesioni punonjes social ,banues ne Fshatin Karkavec, Njesia Administrative Qukes,Bashkia Prrenjas, gjendja gjyqesore i padenuar.
  3. Oltion Bajrami, i biri i Hasan dhe i Gerta , lindur me 12.01.1985, ne Librazhd,  me  kombesi dhe shtetesi Shqiptare ,arsimi  i larte ,profesioni mesues ,banues ne Fshatin Karkavec, Njesia Administrative Qukes,Bashkia Prrenjas, gjendja gjyqesore i padenuar.
  4. Eduart Zito, i biri i Hasan dhe i Bedrie , lindur me 21.01.1987, në Librazhd,  me  kombësi dhe shtetesi Shqiptare ,arsimi  i larte ,profesioni mesuese ,banues ne Fshatin Katjel, Bashkia Prrenjas, gjendja gjyqesore i padenuar.
  5. Durim Alla, i biri i Servet dhe i Xhemile , lindur me 08.10.1973, ne Elbasan,  me  kombesi dhe shtetesi Shqiptare ,arsimi  i larte ,profesioni mesues ,banues ne  lagjen Nr.1, Pallati nr.43, Qyteti Prrenjas, gjendja gjyqesore i padenuar.
  6. Erjon Dashi, i biri i Shefki dhe i Hesma , lindur me 01.10.1991, ne Berzesht,  me  kombesi dhe shtetesi Shqiptare ,arsimi  i larte ,profesioni jurist ,banues ne  fshatin Berzesht, Njesia Administrative Qukes, Bashkia Prrenjas, gjendja gjyqesore i padenuar.
  7. Mili Vasku, i biri i Vasil dhe i Barije , lindur me 19.04.1989, ne Rajce , me  kombesi dhe shtetesi Shqiptare ,arsimi  i larte ,profesioni mesuesi ,banues ne  fshatin Rrajce Fushe, Njesia Administrative Rajce, Bashkia Prrenjas, gjendja gjyqesore i padenuar.
  8. Olgert Alla, i biri i Xhemal dhe i Harije , lindur me 18.08.1982, ne Prrenjas,  me  kombesi dhe shtetesi Shqiptare ,arsimi  i larte ,profesioni inxh ,banues ne  lagjen Nr.2, Pallati nr.20, Qyteti Prrenjas, gjendja gjyqesore i padenuar.

          Të dyshuar se, kanë kryer veprën penale të “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, në formën e kryer në bashkpunim, parashikuar nga neni 326/2 e 25  të Kodit Penal, duke shënuar në rregjistrin e njoftimit të veprave penale,më datë 21/06/2022 ,emrat e tyre si persona ndaj të cilëve zhvillohen hetime.    

Nga hetimet rezulton se;

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Tiranë,  në zbatim  të kërkesave dhe detyrimit ligjor të parashikuar  nga neni 19, pika 1, shkronja “a”, neni 22, pika ,8 dhe neni 167/2, i ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’’, i ndryshuar, neni 281 i Kodit të Procedurës Penale, neni 326 i Kodit Penal, ka paraqitur  kallëzim penal kundër shtetave me detyrë numëruës i Grupeve të numërimit të  QV nr.2780  dhe QV nr.2796,KZAZ nr.53,Qarku Elbasan.

QV nr. 2780, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan, numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga shtetasit; Erald Karriqi,Ylli Kukaj,Oltjon Barjami dhe Eduart Zito.

QV nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga shtetasit;Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhë Olgert Alla , duke parashtruar:

Në datën 25.04.2021, në 12 Zonat Zgjedhore në Rëpublikën e Shqipërisë u zhvilluan Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Pas përfundimit të procesit të votimit, Komisionet e nivelit të dytë KZAZ-të dorëzuan në KQZ Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve të zonave të administrimit zgjedhor, Tabelat e Rezultatit të qendrave të Votimit të plotësuara nga Grupet e Numërimit, si dhe dokumentacionin tjetër zgjedhor.

Në përfumdim të procesit të ankimimit Komisoni Rregullator në Komisonin Qëndror të Zgjedhjeve miratoi vendimin nr. 21, datë 13.07.2021 “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 25.04.2021”.

Neni 167/2 i Ligjit nr. 10019 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” përcakton kërkësën për këqyrjen e mëpasshmë të fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor me qëllim verifikimin e rregullsinë dhe saktësisë të veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë admimstrimit të procesit dhe vlërësimit e numërimit të votave.

Komisioneri Shtëtëror i Zgjedhjeve më datë 07.10.2021 miratoi udhëzimin nr. 15, “Për përcaktimin e procedurave të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore”. Administrata e KQZ-së zhvilloi procesin e këqyrjes paszgjedhore nga datat 14.10.2021 deri më datë 02.11.2021.

Këqyrja u krye në përputhje më kërkesat e nenit 167/2 të Kodit Zgjëdhor dhe të udhëzimit nr. 15, datë 07.10.2021, të Komisionerit Shetëror të Zgjedhjeve, “Për përcaktimin e procedurave të këqyrjës paszgjedhorë të fletëvë të votimit dhe materialeve zgjedhore” me qëllim verifikimin e rregullsisë dhe saktësisë së vëprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procësit dhe vlërësimit e numërimit të votave.

Më datë 14.10.2021 Komisionëri Shtetëror i Zgjedhjeve përzgjodhi në mënyrë rastësore 519 qendra votimi (QV) që përfaqësonin 10% të qendrave të votimit për çdo KZAZ nga 5199 QV.

Nga kjo listë nuk u përfshinë në përzgjedhjen rastësore QV të sekuestruara nga prokuroria, QV të këqyrura nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve gjatë procesit ankimor, si dhe QV e KZAZ Nr. 40 të cilat ju nënshtruan procesit të vërifikimit të saktësisë së sistemit të votimit dhe numërimit elektronik.

Për këqyrjen e kutive të votimit dhe materialeve të votimit për këto 519 QV u ngritën 8 grupe për këqyrje të cilët vlërësuan dhë administruan procesverbalet përkatëse për administrimin e informacionit.

Ky proces përfundoi më datë 02.11.2021 i cili vijoi më pas me përpunimin dhe analizimin e të dhënave për përgatitjen e raportit përmbledhës mbi respektimin nga ana e komisioneve të qendrave të votimit të kërkesave procedurale gjatë procesit të votimit si dhe të saktësisë së veprimeve të grupeve të numërimit të votavë përgjatë procësit të vlërësimit dhe numërimit të votave, i miratuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Gjatë procesit të këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.

Në këtë mënyrë rezultati i qëndrës së votimit për kandidatët e listave shumemërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyrë qendrave kanë shprehur nëpërmjët votimit, duke favorizuar një apo më shumë kandidatë të listavë shumemërore të subjëkteve zgjedhorë.

Në këto kushte KQZ ka vendosur të bëj kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërcituar me detyrë anëtarë të Grupeve të numërimit, pasi ka indicie se personat kanë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i Kodi Penal.

Ne deklarimet e dhena si persona qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Erald Karriqi,ka deklaruar se:

“ Jam me banim ne  qytetin Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partia Demokratike qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Ylli Kuka dhe Oltjon Bajrami. Fillimishte  pasi merrnim kutin  e QV per numerim , numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i  numrit te votave qe kishte marr  secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet  filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime  per  secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja une apo sekretari dhe  ja jepnim  punonjesit te  te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte  tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe  mbylleshin ne kuti.Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2780, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti,une nuk kam bere ndonje gabim me dashje , por fakti qe ekziston them se mund te jete bere gabim nga lodhja , nga oret e zgjatura, kjo ka qene per mendimin tim”

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Eduart Zito, ka deklaruar se:

“Une jam me banim ne fshatin Katjel, Bashkia Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zvilluar zgjedhjet  per kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Levizja Socialiste per Integrim qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkine Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erald Kariqi,Ylli Kuka dhe Oltjon Bajrami.Ne fillim pasi merrnim kutin  e QV per numerim , fillimishte  beheshin procesverbalet , per hapjen e kutis , ku shenoheshin kodet, keto e shkruante kryetari i grupit dhe sekretari, une kam qene antar.Pasi hapej kutia numeroheshin vatat  nje e nga nje duke i kaluar dhe  ne skaner,per subjektet dhe  per  kanditatet per çdo subjekt.Nga ana e  grupit te numerimit mbaheshin shenime, dhe  ne perfundim mbusheshin procesverbalet  dhe pastaj  hidheshin ne sistem , printohej porocesverbali dhe firmosej nga grupi i numrimit.Ne lidhje me  Tabelen e rezultatit  per kanditatet  per deputet ne qendren e votimit  nr.2780, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti,une nuk di se çfaer te them , e verteta eshte se une e kam firmosur kete  tabele rezultati  por nuk  e di qe te mos jete shenuar rezultati faktik”.

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit  shtetasi Ylli Kuka ka deklaruar se:

“Une jam me banim ne  fshatin Kakrkavec, Njesia Administrative Qukes Bashkia Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partia Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Erald Karriqi dhe Oltjon Barjami. Fillimishte  pasi merrnim kutin  e QV per numerim , numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i  numrit te votave qe kishte marr  secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet  filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime  per  secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja une apo sekretari dhe  ja jepnim  punonjesit te  te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte  tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe  mbylleshin ne kuti.Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2780, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti. Une nuk di te teme se si eshte bere ky ndryshim votash ne kete tabele rezultati te kesaj kutie votimi,mendoj se do te jete bere  gabim nga lodhja  pasi nuk ka patur as nje interes per ndryshimin e rezultatit.”

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit  shtetasi Oltjon Bajrami ka deklaruar se:

“Une jam me banim ne  fshatin Kakrkavec, Njesia Administrative Qukes Bashkia Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zvilluar zgjedhjet  per kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partia Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Erald Karriqi dhe Ylli Kuka. Fillimishte  pasi merrnim kutin  e QV per numerim , numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i  numrit te votave qe kishte marr  secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet  filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime  per  secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja numeruesi i pare  apo sekretari dhe  ja jepnim  punonjesit te  te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte  tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe  mbylleshin ne kuti.

Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2780, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti. Une nuk di te teme se si eshte bere ky ndryshim votash ne kete tabele rezultati te kesaj kutie votimi,mendoj se do te jete bere  gabim nga lodhja  dhe nga puna e gjate, tavolina ka qene e ngshte , dhe kur ndaheshin fletet per secilin kandidate  munde te jene ngatrruar.Them se eshte nje pakujdesi”.

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethana të hetimit  shtetasi Durim Alla ka deklaruar se:

“  Jam me banim ne  qytetin e Prrenjasit  dhe punoj si mesuese. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erjon Dashi,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Une  nuk kam qene kur jane numeruar votat per subjektet zgjedhore, pasi eshte mbaruar  numerimi i votave per subjektet zgjedhore  , ka filluar numerimi i votave per  kandidatet e  e çdo subjekti zgjedhor. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

 Pas perfundimit te numerimit te votave  per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike  protesohej procesverbali  per çdo kandidate, pastaj  plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme.

 Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votat ne kuti, une  mendoj se eshte nje gabim njerzore dhe me sa mbaj mende  kjo kuti ka qene ne momentet e fundit te numerimit”

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethanat të hetimit  shtetasi Erjon Dashi ka deklaruar se:

“Jam me banim ne  fshatin Berzesht, Njesia Administrative Qukes, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Demokratike qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas. Une kam qene  ne  numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri.

 Pasi mbaroj numrimi i votave per  subjektet politike ka filluar numerimi i votave per  kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

 Pas perfundimit te numerimit te votave  per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike  plotesohej procesverbali  per çdo kandidate, pastaj  plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim.

 Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votat ne kuti, une  them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ku veprim eshte bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes  dhe pa asnje lloje interesi”

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethanat e hetimit  shtetasi Mili Vasku ka deklaruar se:

“  Jam me banim ne  fshatin Rrajce Fushe, Njesia Administrative Rajce, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Levizja Socialiste Per Integrim qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Une kam qene  ne  numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri.Pasi mbaroj numrimi i votave per  subjektet politike ka filluar numerimi i votave per  kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Erjon Dashi. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

 Pas perfundimit te numerimit te votave  per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike  plotesohej procesverbali  per çdo kandidate, pastaj  plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim.

 Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votave ne kuti, une  them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ky veprim eshte bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes  dhe pa asnje lloje interesi.

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethanat e hetimit  shtetasi Algert Alla ka deklaruar se:

“ Jam me banim ne  qytetin e Prrenjasit  dhe punoj ne bashkin Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erjon Dashi,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Une  nuk kam qene kur jane numeruar votat per subjektet zgjedhore, pasi eshte mbaruar  numerimi i votave per subjektet zgjedhore  , ka filluar numerimi i votave per  kandidatet e  e çdo subjekti zgjedhor. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

 Pas perfundimit te numerimit te votave  për çdo kandidate zgjedhor, të çdo Subjekti politike  plotesohej procesverbali  për çdo kandidate, pastaj  plotësohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme.

 Në lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votat ne kuti, une  mendoj se eshte nje gabim njerzore dhe me sa mbaj mende  kjo kuti ka qene ne momentet e fundit te numerimit.

Desha te shtoj se ne KZAZ nr.53  ku une kam qene numerues i votave  vetem per kandidatet e subjekteve politike , e kemi kryer detyren  ne rregull dhe nuk kemi patur as nje kontestim, dhe as nje  problem. Per kete kuti  qe ka dale  vetem nje gabim  siç thashe duhet te jete gabim njerzore jo  me dashje:.

 Në nenin  326 të Kodit Penal “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” parashikohet:

Falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Për sa me sipër ekziston dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se, personat nën hetim Erald Karriqi,Ylli Kukaj,Oltion Bajrami dhe Eduart Zito, numerus  ne  QV nr. 2780, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe personat nën hetim Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla numërus në QV nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementet e vepres penale penale të “Falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, të parashikuara nga neni 326/2  e 25 të Kodit  Penal.

-Vepra penale për të cilën ata dyshohen paraqet rrezikshmeri të theksuar shoqerore duke patur parasysh rrethanat në të cilat është kryer kjo vepër penale përhapja e saj,si dhe sanksionin që parashikon ligji për këtë vepër penale.

– Organi procedues vlerëson se edhe vetë autorët e kësaj vepre  penale paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore, sepse ata në lidhje me faktin penal që ju është atribuuar kanë mbajtur qëndrim mohues duke paraqitur alibinë se veprimi është kryer me pakujdesi apo dhe në kushtet e lodhjes ndërkohe që kanë qënë vetë ata që kanë pranur detyrën admnistratorit të zgjedhjeve në rolin e numeruesit të votave.

– Në këto kushte organi procedues çmon se,  ndaj tyre duhet të caktohet si masës sigurimi me karakter shtërngues ajo e “Arrest ne burg”,parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ,si masa më e përshtatshme që ju shërben interesave të hetimit në tërësi të kësaj cështjeje . /abcnews.al