VIDEO/ “Camp Nou” pret dasmën e parë, shiu iu prishi “qejfin” dasmorëve

schedule16:20 - 28 Qershor, 2022

schedule 16:20 - 28 Qershor, 2022

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur edhe dasma e parë në “Camp Nou”, pasi tashmë stadiumi i Barcelonës mund të përdoret edhe për ahengje të ndryshëm, me katalanasit që kanë vendosur shtëpinë e tyre në dispozicion të qytetarëve që kërkojnë të bëjnë diçka interesante dhe të veçantë.

E gjithë kjo është bërë që klubi blaugrana të zbusë paksa krizën financiare, pasi kërkon të rregullojë bilancin e saj.

Por dasma e parë pati dhe një “mysafir” të pa ftuar, pasi shiu mendoi t’iu prishë paksa qefin dasmorëve, të cilët menjëherë vrapuan drejt tribunave për të gjetur një vend për të mos u lagur.

Barça i ka vënë në dispozicion disa paketa:

E para dhe më e lira quhet ‘Foundation Lounge’, që kushton 1600 euro dhe është e përshtatshme për një dasmë të vogël me 25 deri në 50 persona të pranishëm.

E më e shtrenjta është “Salla e tribunës”, e cila vjen me disa dalje për pamje nga fusha.

Me ulëse nga 300 deri në 1000 persona, kjo hapësirë ​​është në dispozicion për 13,500 euro.

Një alternativë tjetër tërheqëse është tarraca e “Camp Nout”, e cila kushton midis 6000 dhe 7000 euro në varësi të frekuentimit dhe u lejon mysafirëve të takohen nga afër me një nga terrenet e shkëlqyera në futbollin botëror.

Klientët e marrin hapësirën e zgjedhur për gjashtë orë përdorim, si dhe ndihmë nga një zonjë dhe pastrim para dhe pas organizimit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!