Një tren pasagjerësh doli nga shinat në Misuri të SHBA -së, duke lënë të lënduar disa persona, ndërsa raportet flasin për shumë viktima.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Kansas City, në shtetin e Misurit, pasditen e së hënës.
Treni po udhëtonte nga Los Angeles për në Çikago.
Rreth orës 12:41 (koha lokale) treni ishte në Marceline, Missouri dhe po udhëtonte me një shpejtësi prej rreth 90 milje në orë (160 km). Aksidenti hekurudhor ka ndodhur pak më vonë, kur treni është përplasur me një kamion.
Sipas medieve lokale thuhet se nga shinat kanë dalë tetë vagonë. Në tren ndodheshin 243 pasagjerë.
Fotot nga vendi tregojnë pasagjerët duke nxjerrë një grua nga vagoni.
Ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje për të liruar pasagjerët. Të plagosurit lehtë u dërguan në një shkollë të zonës për të marrë ndihmën e parë.
Ky është incidenti i dytë i rëndë që përfshin një tren Amtrak në dy ditë.
Të dielën, tre persona humbën jetën dhe dy u plagosën rëndë kur një tren i kompanisë u përplas me një makinë në Kaliforni. Një nga të plagosurit është një fëmijë./abcnews.al/