Një 32-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga për tentativë përdhunimi. Bëhet e ditur se E. H., 32 vjeç ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me një 37-vjeçare.
Incidenti ka ndodhur në fshatin Gosë e Madhe.
NJOFTIMI
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe, Kavajë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase 37 vjeçe, pa dëshirën e saj.” /abcnews.al/