Gratë në SHBA kanë paralajmëruar se nuk do të kryejnë më marrëdhënie seksuale me meshkujt në shenjë proteste ndaj vendimit të marrë nga Gjykata Supreme për ndalimin e abortit.
Sipas raportimeve në vend nisën protesta që pas vendimit të së premtes për të përmbysur të drejtën federale të grave e vajzave për abort. Tashmë 26 shtete pritet të kufizojnë më tej ose të ndalojnë plotësisht abortet.
Lexo edhe: Shpjeguar thjeshtë: Çfarë është dhe çfarë parashikon vendimi për abortin i Gjykatës Supreme në SHBA
Dhe tashmë, disa janë duke bërë thirrje për ndalimin e seksit “derisa të drejtat e abortit të jenë ligj federal” pasi thirrjet për një “grevë seksuale mbarëkombëtare” kanë marrë vrull në mediat sociale.
“Gratë e Amerikës: Zotohuni! Për shkak se Gjykata Supreme përmbysi Roe v Wade, ne nuk mund të marrim rrezikun e një shtatzënie të padëshiruar, prandaj, nuk do të bëjmë seks me asnjë mashkull – duke përfshirë burrat tanë – përveç nëse përpiqemi të mbetemi shtatzënë”, shkroi një përdorues në Twitter. /abcnews.al/