Duke folur në samitin e G7, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se gjëja më e pabesueshme në lidhje me mënyrën se si Perëndimi i është përgjigjur pushtimit të Ukrainës nga Putini ka qenë uniteti.
Për të mbrojtur unitetin, udhëheqësit duhet të jenë me të vërtetë të sinqertë në lidhje me vështirësitë e asaj që po ndodh, dhe ndikimin në kostot e energjisë apo ushqimit apo çfarëdo qoftë, tha Johnson. Kjo është diçka që ia vlen të “mbrohet së bashku”, parimi që një vend i lirë si Ukraina nuk duhet të pushtohet me dhunë dhe të ndryshohen kufijtë e tij me forcë, shtoi ai.
“Dhe pasojat e asaj që po ndodh, për botën janë të vështira. Por çmimi i tërheqjes, apo që Putini të ketë sukses do të ishte shumë, shumë më i lartë”, tha Johnson.
/abcnews.al