Në Sllovaki është miratuar ligji i cili ndalon këndimin e një himni të huaj në territorin e vendit. Vendimi ka shkaktuar reagimin e ashpër të minoritetit hungarez në vend i cili është më i madhi në vend.
Me qindra hungarezë kanë protestuar duke kënduar himnin e tyre kombëtar, para parlamentit sllovak në Bratisllavë për të kundërshtuar një ligj të ri që u miratua një muaj më parë.
Ligji ndalon këndimin e një himni kombëtar të një vendi të huaj në territorin sllovak, vetëm në rast kur ndodhet një delegacion zyrtar i atij vendi.
Ligji u miratua dhe falë votave të Most-Hid, grupim politik i krijuar për të mbrojtur interesat e minoritetit hungarez në Sllovaki, por nuk ka hyrë ende në fuqi si pasojë e vendimit të presidentit Andrej Kiska për të ridërguar në parlament.
Një nga organizatorët e manifestimit u shpreh se ligji do të miratohej me një amendament të vogël, por gjithësesi nuk do të thotë se është një ligj i drejtë.
Cështja ka prekur sidomos tifozët e ekipit Dunajská Streda, të cilët nisin çdo ndeshje duke kënduar këngë të ndryshme hungareze.
Skuadra sllovake e futbollit ka një mbështetje të madhe nga ana e komunitetit hungarez, i cili sipas të dhënave të fundit është minoriteti etnik më i madh në vend: janë pothuajse 500 mijë hungarezët që jetojnë në Sllovaki. /ABC News Albania 24/7