Ish-kryetari i Komunës, Kashar Besnik Fuçia dhe ish kreu i Urbanistikës së Komunës, Jurgen Memisha u arrestuan nga policia me urdhër të prokurorisë së Tiranës. Fuçia akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa Memisha për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Në pranga ka rënë edhe Stefan Çaushi, administrator dhe ortak i kompanisë “Ina 2004” shpk, i cili akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Konflikti që solli në arrestimin e 5 personave erdhi pasi dy ndërtuesve, Stefan Çaushi dhe Arben Petriti të cilët kishin rënë dakort për ndërtimin e objekteve. Por nga hetimi rezultoi se pallatet u fituan vetëm nga ndërtuesi Stefan Çaushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumentave të pronësisë. Ndaj ish-zyrtarëve të komunës së Kasharit kishte nisur hetimi disa muaj më parë nga organi i akuzës. Gjithashtu në pranga kanë rënë Vjollca Pani, sekretare e zyrës së planifikimit të territorit dhe Miranda Dyrmishaj, kolaudatore, kontrolluese e subjekteve.
/ABC News Albania 24/7