Një motor është përplasur me një betoniere mesditën e sotme në afërsi të TEG-ut, Tiranë.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorit, një 40-vjeçar me iniciale E.T, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.06.2022, në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.
Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/