Marin Dajani, një 48-vjeçar shqiptar u arrestua më 22 janar 2021 në Itali, pasi brenda mjetit policia i gjeti 22.5 kg kokainë.
Korrieri i drogës, një shqiptar nga Shkodra rezultonte pa precedent penalë, shkruajnë mediet italiane.
Në momentin e arrestimit ai punonte në Zvicër si punëtor në fabrikë.
Dajani është dënuar me 7 vite burg dhe 60 mijë euro gjobë. Shqiptari, i ndihmuar nga avokatët Pier Mario Morra dhe Fabrizio Cardinali, ka kërkuar një gjykim të shkurtuar.
Nga ana e mbrojtjes, kërkesat kishin të bënin me përjashtimin e rrethanës rënduese: “Ai është një korrier i rastësishëm, pa asnjë lidhje me sistemin kriminal. Nuk kishte asnjë perceptim për sasinë dhe llojin e drogës”, shpjegon avokati Morra.
Gjyqtari pjesërisht pranoi vlefshmërinë e hipotezës mbrojtëse, duke shkruar në fjali se “nuk dolën elementë të mjaftueshëm për të demonstruar se i akuzuari mbante pozicione me rëndësi më të madhe” .
Si u gjet droga
Mediet italiane shkruajnë se nga një kontroll rutinë në Verzuolo, policia zbuloi sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë. 22.5 kg kokainë u gjet mes sediljee të përparme të furistradës që Martini Drejtonte.
Agjentët që e kishin ndaluar rreth orës tetë të mbrëmjes, pasi e kishin ndaluar për kontroll ishin bërë dyshues sepse ai kishte shfaqur shenja nervozizmi.
Burri kishte shpjeguar se ishte nisur për në shtëpi, jo shumë larg, por kishte heshtur kur policët kishin filluar të kontrollonin makinën, një Land Rover Discovery.kur policët kontrolluan sediljet gjetën dy ndarje të mëdha brenda të cilave ndodheshin njëzet e tre pako kokaine të mbështjella me celofan, me peshë nga 500 gram deri në një kilogram. Një ngarkesë me vlerë përrallore, rreth një milion e gjysmë euro./Abcnesws.al/