Ditën e sotme ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha. Ajo ndodhej në një spital të Londrës, ku po kurohej për kancerin në vezore prej më shumë se një viti.
Pas këtij lajmi të trishtë, reaguan shumë personazhe të njohur duke shprehur ngushëllimet e tyre të tronditur.
Së fundmi, një reagim e ka bërë edhe vëllai i saj, aktori e producenti, Shkumbin Istrefi.
Ky i fundit ka shpërndarë një fotografi të së motrës në Facebook, ku edhe i ka bërë një dedikim prekës.
“Ike shumë herët, motër. Pusho në paqe”, ka shkruar ai./abcnews.al