Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kishte vjedhur 8 makina, arrestohet “skifteri” shqiptar

schedule18:10 - 23 Qershor, 2022

schedule 18:10 - 23 Qershor, 2022

Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke pasi duke lëvizur në zonën e Eksarkisë ka vjedhur 8 makina.

33-vjeçari shqiptar, me precedentë të mëparshëm penal, u arrestua mbrëmjen e së martës, pasi kishte grabitur 8 automjete të parkuara.

Në datën 9, policia ka arritur ta prangos pas një ndjekjeje, për ta çuar në Seksionin e Sigurimit të Eksarkesë dhe prej andej në prokurori.



Arrestimi i shqiptarit u bë në orën 21:30 të së martës. Oficerët e policisë kanë marrë sinjal  për një person të çuditshëm i cili është parë duke grabitur një Smart të parkuar.

Ata nxituan menjëherë në vendngjarje, e lokalizojnë brenda Smartit të grabitur dhe i kërkojnë të dalë jashtë. Por shqiptari del dhe në vend që të dorëzohet, fillon të vrapojë.

Policia pas një ndjekjeje e kap dhe e dërgon në Sigurimin e Eksarkesë, ku konstatohet se është i markuar, ndërsa para shkeljes së Smart kishte hapur tetë automjete të tjera të parkuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!