“Nuk jemi për këtë”, Balla dhe Nikolla revoltohen me falenderimet e Tabakut, deputetes i fikin mikrofonin

schedule10:35 - 23 Qershor, 2022

schedule 10:35 - 23 Qershor, 2022

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka ndërprerë fjalën deputetes demokrate Jorida Tabkau, teksa kjo e fundit po fliste për samitin e BE që mbahet në Bruksel, duke falenderuar partitë e djathta europiane.

“Në Bruksel po zhvillohet mbledhja e radhës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve europianë në lidhje me vendimin për konferencën e parë ndërqeveritare. Falenderoj partitë gjermane, liderin e opozitës bullgare, Borisov dhe Manfred Ueber. Të gjithë partitë e djathta në Europë janë ngritur në mbështetje të integrimit”, tha Tabaku.

Ndërkohë, kreu i grupit socialist, Taulant Balla ka kundërshtuar nga vendi gjatë fjalës së Tabakut, teksa Nikolla i fiku mikrofonin deputetes dhe vazhdoi me rendin e ditës. /abcnews.al