Nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj ishte efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine në Letoni. Ndërsa të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve. Nga informacionet e deritanishme Major Tanushi dhe Rreshter Kapaj janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni./abcnews.al