Një makinë ka përfunduar në një lokal mëngjesin e sotëm, pasi shoferi i automjetit tip “Volswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar 1 person qe po pinte kafe ne lokal i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:30, në aksin rrugor dytësor Lezhë -Milot, në vendin e quajtur Tresh, shtetasi N.V. , ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij duke dalë nga rruga dhe përfunduar tek veranda e një lokali.
Për pasojë, është lënduar shtetasi N.N. 60 vjeç, klient i lokalit, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al/