Të gjithë herë pas here kemi kaluar një periudhë kur e kemi të vështirë të flemë. Pagjumësia është një problem shumë i zakonshëm që prek njeriun modern.
Rreth 25% e të rriturve vuajnë nga pagjumësia, ndërsa përqindja e atyre që flenë 5 orë ose më pak çdo natë arrin në 20%. Sipas ekspertëve, fakti që nuk mund të flemë është për shkak të niveleve të ulëta të serotoninës në trupin tonë, e cila shkakton shqetësim dhe përgjumje.
Një studim i Universitetit të Rochester-it në Nju Jork thekson se “ka disa ushqime që mund të luftojnë pagjumësinë, ku puna më e mirë duket se vjen nga një frut”. Gjatë hulumtimit, shkencëtarët u dhanë vullnetarëve një gotë lëng qershie pa sheqer dhe lëngje të tjera.
Lëngu i qershisë, vunë re ata, rriti kohëzgjatjen e gjumit mesatarisht me 17 minuta. Disa vullnetarë madje flinin disa orë më shumë. Efekti i lëngut të qershisë në gjumë është ndoshta për shkak të përmbajtjes së lartë të melatoninës, gjegjësisht hormonit që rregullon ciklin gjumë-zgjim te njerëzit dhe gjitarët e tjerë./abcnews.al