Një nga raketat e Elon Musk-ut u dha njerëzve në Zelandën e Re një pamje spektakolare për t’u shijuar në fundjave, kur derdhi karburantin dhe krijoi një spirale blu në qiellin e natës.
Shkarkimi i karburantit u bë nga një përforcues i SpaceX Falcon 9 i cili sapo kishte nisur një satelit në hapësirë. Megjithatë, nuk kanë qenë të paktë ata që menduan se mund të bëhej fjalë për jashtëtokësorë.
SpaceX hauled a Globalstar communications satellite into orbit early Sunday from Cape Canaveral, pulling off the third Falcon 9 rocket flight in 36 hours, the fastest sequence of three missions by any commercial launch company in history.
?: @mdcainjr https://t.co/0Y5ArwZPuf pic.twitter.com/mmPSRx0pue
— Spaceflight Now (@SpaceflightNow) June 19, 2022
Ndërsa raketa rrotullohej për të shkarkuar karburantin, ajo krijoi një gjurmë avulli që reflektonte dritën e diellit dhe prodhoi një “vorbull” blu që dëshmitarët okularë thanë se lëvizte ‘qetë’ nëpër qiellin e natës.
Një prej tyre tha se dukej si një galaktikë e madhe spirale, e varur në qiell që lëvizte ngadalë.” Spiralja ndriçoi qiellin mbi Nelson, një qytet në majë të ishullit jugor të Zelandës së Re dhe udhëtoi 750 km në jug drejt ishullit Stewart rreth orës 19:30 të së dielës. /abcnews.al/