“Po filloj të kuptoj që gruaja ime i ka vrarë të tre fëmijët tani, por nuk dua të them asgjë tjetër tani.”
Kështu është shprehur ditën e sotme ish-bashkëshorti i Roula Pispirigou-t, Manos Daskalakis, në një kohë kur mediat po zbulojnë gjithnjë e më tepër detaje nga raporti mjeko-ligjor për vdekjen e Irisit dhe Malena-s.
Reagimi i parë i Manos Daskalakis pas përfundimit të raportit, sipas të cilit dy vajzat e vogla janë vrarë dhe nuk kanë humbur jetën nga faktorë patologjikë, u bë i ditur nga Mega. Manos Daskalakis ka thënë se përfundimet e raportit mjeko-ligjor nuk e habisin aspak ndërsa ka deklaruar se është i gatshëm të mbështesë prokurorinë.
“Më goditi rrufeja për herë të dytë, por nuk u çudita pasi tani me gjithçka që kishte nisur të qarkullonte e prisja. Të paraqes dosjen e lëndës fillimisht, të marr një kopje dhe më pas do të vendos. Unë do të dëshmoj sërish. Nuk e kundërshtoj raportin. Besoj se është kryer një hetim i plotë .” /abcnews.al/