Të shtëna me armë zjarri në një koncert në SHBA, vdes 15-vjeçari, plagoset një polic

schedule08:13 - 21 Qershor, 2022

schedule 08:13 - 21 Qershor, 2022

Një 15-vjeçar mbeti i vrarë dhe tre persona të tjerë, mes tyre një oficer policie, u plagosën nga plumbat mbrëmjen e së dielës (19/6) në një koncert në Uashington, SHBA.

Përpara të shtënave, dy incidente të tjera shkaktuan panik në mesin e njerëzve që ishin mbledhur në koncertin me rastin e festimit të 19 qershorit, përvjetorit të heqjes së skllavërisë në Shtetet e Bashkuara më 19 qershor 1865.

“Shumë njerëz u plagosën duke u përpjekur të largoheshin nga vendi i ngjarjes”, tha shefi i policisë së Uashingtonit, Robert Cody.

Sipas shefit të policisë së Uashingtonit, në vendngjarje u gjetën shumë armë, përfshirë atë që qëlloi një nga të rriturit, megjithatë arma nga e cila doli plumbi që vrau 15-vjeçarin dhe policin nuk është gjetur ende.

Policia ka nisur hetimet për shkakun e të shtënave, ndërsa deri tani nuk është arrestuar asnjë person.

Që prej fillimit të vitit janë regjistruar 277 të shtëna me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas raportit Arkivit të Dhunës me Armë, me një mesatare prej më shumë se 1.5 të shtëna masive çdo ditë./abcnews.al/