Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo i ka dhënë mundësinë fansave së fundmi, që të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.
Padyshim që ato ishin të shumta, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen lidhet me “Big Brother Vip”.
Një nga ndjekësit e ka pyetur nëse do ta konsideronte pjesëmarrjen në shtëpinë e famshme dhe Fjoralba nuk ka nguruar t’i përgjigjet.
“Jo! Shumë e angazhuar dhe aktive në të përditshmen time.”, ka shkruar bukuroshja.
Sakaq, Fjori ka zbuluar se për herë të parë pas katër vitesh këtë vit do të bëjë pushime të vërteta këtë verë./abcnews.al