Zyrtare/ Egnatia vazhdon me përforcimet, rrogozhinasit firmosin me dy lojtarë

schedule16:07 - 20 Qershor, 2022

schedule 16:07 - 20 Qershor, 2022

Abdurraman Fangaj tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Egnatias. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se mbrojtësi ka firmosur kontratë 2-vjeçare me rrogozhinasit.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 2 vjeçare me mbrojtësin e djathtë Abdurrahman Fangaj.

Shkodrani vjen pas dy sezone me skuadrën e Vllaznise në Abissnet Superliga, pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë”, shkruan klubi.

Ndërsa rrogozhinasit nuk ndalen me kaq, pasi nëpërmjet një “Insta-Story” drejtori i Egnatias ka konfirmuar edhe firmosjen me Erald Hysenin.

Kujtojmë se mesfushori beratas sezonin e mbylli me Besën e Kavajës në Kategorinë e Parë, teksa në Superiore ka luajtur me Luftëtarin.

/f.a/abcnews.al