Nga Prishtina kryeministri Edi Rama, ironizoi të gjithë ata që kanë komentuar raportet jo të mira të Ramës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në fjalën e tij në mbledhjen e dy qeverive në Prishtinë Rama tha se dy homologët kanë raporte të mira mes tyre.
“Faleminderit edhe për ndalimin e shiut, se ka pas herë pas here reshje. Ishte një qen aty që lehte, por nuk lehu më, çka mbase jem një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin zakonisht xixa mes nesh dhe kërkojnë të shikojnë me patjetër çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu. Nuk ka të tilla, sepse ne jemi shumë të hapur dhe çështje për të cilat nuk merreshim vesh, kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh. Kështu që me të falat përkatëse për qenin unë e konsideroj të hapur këtë mbledhje”, tha Rama.
abcnews.al./