Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çdo gjë gati, Kurti dhe ministrat e tij presin delegacionin shqiptar

schedule10:58 - 20 Qershor, 2022

schedule 10:58 - 20 Qershor, 2022

Qeveria e Kosovës ka përfunduar çdo përgatitje protokollare në hotelin ku do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare.

Sipas gazetës Express, lryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar parashikohej të vinin në orën 10:45.

Agjenda vijon në orën 11:00, kur bëhet pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.



Në orën 11:15  është planifikuar të nisë sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

Më pas, do të vijojë konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

Mbledhja e fundit e mes dy qeverive ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan, ku u nënshkruan 13 marrëveshje. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!