Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria përgatiten për vizitën e Papa Françeskut

schedule09:55 - 4 Maj, 2019

schedule 09:55 - 4 Maj, 2019

Të martën e 7 majit, Kreu i Kishës Katolike Papa Françesku do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Ai, në vilën Presidenciale, pritet të takohet me krerë të lartë të shtetit, me krerët e bashkësive fetare, kurse në Seshin e Shkupit do të mbajë meshën kryesore ku pritet të marrin pjesë 15 mijë njerëz.

Në Shkup janë duke u bërë përgatitjet e fundit për vizitën e Papa Françeskut më 7 Maj. Janë duke u rregulluar lokacionet ku do të qëndrojë ai, kurse po ndahen edhe biletat për të marrë pjesë në liturgjinë e shenjtë që do të mbahet në sheshin e Shkupit. Në prag të vizitës së tij në Shkup, Ati i shenjtë, përmes një video-mesazhi ju është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se si kurrë më parë Evropa dhe Bota kanë nevojë për një kulturë të vëllazërimit dhe bashkëjetesës.

“Bukuria e veçantë e vendit tuaj është në kulturat, etnitë dhe religjionet e ndryshme. S`do mend se bashkëjetesa jo cdoherë është e lehtë, e dijmë këtë, por ia vlen të bëjmë përpjekje, ngase mozaiqet më të bukura janë ata që kanë më shumë ngjyra”, tha Papa Francesku.

Sipas paralajmërimeve Ati i Shenjtë do të takohet edhe me krerët e bashkësive fetare të Maqedonisë në Shtëpinë Përkujtimore të Nënës Terezë.

“Vizitën time ia kushtoj një shenjtoreje të madhe, bijës së vendit tuaj, Nënë Terezës, e lindur dhe e rritur në Shkup, e cila me bekimin e Zotit, u bë misionare e Mëshirës së Krishtit në botë, duke dhuruar ngushëllime dhe dinjitet të varfërve në mesin e më të varfërve”, deklaroi Papa.

Gjatë kohës zë vizitës së Papa Françeskut, në Shkup do të vlejnë regjime të posacme të lëvizjes nëpër qytet, kurse qytetarët të cilët do të dëshirojnë të të marrin pjesë në liturgjinë kryesore do të duhet të kalojnë disa kontrolle të sigurisë. Maqedonia e Veriut do të jetë vendi I 42 që do të vizitohet nga Papa Françesku./ABC News Albania 24/7