Goli i Xhakës ndaj United më i miri i sezonit, mesfushori ka një falënderim për tifozët

schedule13:45 - 17 Qershor, 2022

schedule 13:45 - 17 Qershor, 2022

Goli i Granit Xhakës i shënuar ndaj Manchester United është cilësuar si më i miri i sezonit nga tifozët e Arsenalit, pasi rrjeta u tund nga gjuajta e shqiptarit prej një 25 metrash distancë.

Realizimi i mesfushorit shqiptarë mori përqinjen më të lartë të tifozëve, teksa prapa vetes la Alexandre Lacazette me golin ndaj Southampton dhe Gabrile Martinelli me golin ndaj Newcastle.

Ky vlerësim i madh nga tifozët ka bërë që Xhaka të reagoj në profilin e tij privat, duke i falënderuar me anë të një postimi.

“Faleminderit që votuan golin tim si golin më të mirë të sezonit të Arsenali. Do të thotë shumë për mua”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!