Reforma në drejtësi, çfarë nuk funksionoi? Të ftuarit diskutojnë në “Log.”

schedule22:52 - 16 Qershor, 2022

schedule 22:52 - 16 Qershor, 2022

Reforma në drejtësi, çfarë nuk funksionoi? Avokatët Maksim Haxhia, Eugen Beci dhe gazetari Mentor Kikia në studion e ”Log.” në Abc, me gazetarin Endri Xhafo kanë ndarë idetë e tyre në lidhje me ngërçet e reformës.

Haxhia: Nuk u zbatua treshja e arsyeve pse duhet të largohet apo të qëndrojë një gjyqtar. Pasuria është 98% e të gjitha shkaqeve të gjyqtarëve të larguar, por edhe te  pasuria nuk është mbajtur i njëjti standard. Dikush është larguar sepse ka punuar refugjat jashtë shtetit dhe nuk justifikon të ardhurat e tij, dikush tjetër në të njëjtën situatë është miratuar të jetë në sistem. Kjo tregon që nuk kanë mbajtur të njëjtin standard. Edhe vetë trupa e KPP nuk ka qenë e unifikuar. Kjo tregon që vetting nuk u bë nga Brenda sistemit.

Kikia: Fakti që po diskutojë për hartën gjyqësore është një pasojë, a mund të ishin bërë më parë këto llogari nga njerëzit që morën përsipër të realizojnë reformën? Këtë nuk e dimë?

Beci: Gjithë propaganda para se të fillonte reforma u bë që sistemi I drejtësisë është i kalbur.

Kikia: Ideja që e quajtët propaganda për të justifikuar sistemin që ishte i kalbur nuk ishte propagandë. Ne jemi dëshmitarë, që emërimet në Gjykata dhe Prokurori kishin byrë, kishin çmim të fiksuar, sa bën të bëhesh prokuror, sa bën të transferohesh nga një qytet në një tjetër. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ishte dekada që groposi drejtësinë. Ajo drejtësi ashtu siç ishte nuk mund të mjaftonte. Të pres unë që të bëjë drejtësi gjykatësi që pagoi 500 mijë euro për tu emëruar? Ai do nxjerrë lekët që pagoi në KLD për tu emëruar, pastaj do ti’I hipë oreksi për të pasur më shumë lekë. Sot po vuajmë këtë pasojë. A ka kthim pas? Nuk ka./abcnews.al/