Ahmet Bytyqi, Bahrije Bytyqi Dhe Ilir Bytyqi janë tre vëllezërit heronj që ndihmuan vendlindjen. Ata edhe pse të lindur në SHBA, shkuan dhe luftuan kundër Serbisë për kombin e tyre. Por jo gjithçka, shkoi si duhet dhe ata u ekzekutuan nga serbët.
Sot në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, prindërit e tyre Ahmet Bytyqi dhe Bahrije Bytyqi kanë treguar të gjithë tragjedinë. Ata kërkojnë të vendoset drejtësia dhe eshtrat e fëmijëve.
“Realiteti është fakt, ata edhe në demostrata kanë shkuar. Kur atdheu thirri, ata thanë do të shkojmë dhe unë i thash do të shkoj. Jo më thanë se je plak. Edhe kështu u ndamë. Ne shkuam të tërë në New York, por komiteti shqiptar nuk na lejoi. Mua nuk më lanë. Ata të tre kishin pasaporta amerikane dhe autoriteti na thanë se njëri duhet të ndalet. Ata më thanë rri ti baba se ne kemi familje dhe duhet ti shpëtojmë.
Këtu na ka ardh lajmi se lufta mbaroi ne u gëzuam të tërë, por ajo që na thanë ishte se ata kanë ndihmuar ata që kanë ikur. Kështu ata kanë përfunduar në kufirin e Serbisë, aty thuhet se janë kapur në kufirin serb dhe janë çuar në burg. Kanë kaluar territorin e Serbisë pa e ditur. Kanë qendruar për 15 ditë dhe më pas policia nuk i liron po i marrin fshehtas dhe i detyrojnë dhe i ekzekutojnë. Trupat e tyre i hedhin në një varrezë masive.
Plagët nuk mbyllen kurrë, por vepra e tyre mbeten. Ata të lindur në Amerikë shkuan për të ndihmuar vendin e vetë. Mos të harrojmë, ligji serb I ka vrarë ata me pasaporta në xhep”, rrëfeu babai i djemve./abcnews.al