Miratimi i hartës së re gjyqësore edhe nga KLGJ duket se ka futur në kolaps Gjykatat e vendit pasi janë avokatët ata që kundërshtojnë çfarë ka ndodhur deri më tani me argumentin se kështu janë të penalizuar edhe avokatët dhe gjyqtarët.
Siç kanë bërë me dije deri më tani Dhomat e Avokatisë, ata kanë vendosur të bojkotojnë për katër ditë seancat gjyqësore përveç masave të sigurisë për personat e paraburgosur.
Avokati Ermal Hamataj, në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Radarin Informativ” në Abc, me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se bojkoti shkakton dëme edhe te qytetarët, por sipas tij më mirë dëmi të ndodhë në 4 ditë se sa për 5 vite resht.
Hamataj: Kjo hartë ka problematika që pengojnë jo vetëm qytetarët, por edhe avokatët. Më mirë le të pengojmë ne këto katër ditë që të pengojmë ato 5 vitet e ardhshme.
Avokati u shpreh se kjo që po ndodh është për shkak të Reformës në Drejtësi.
Sipas avokatit, etëm qytetarët do të preken nga kj hartë. Ai u shpreh se avokati do ta ofrojë shërbimin njësoj kudo, por për qytetarët do jetë i vështirë përballimi i kostove.
Hamataj: Në 6 Gjykatat e Apelit duhet të ishin të paktën 115 gjyqtarë. Dhe këta ç’po bëjnë? Po korrigjojnë mungesat në burime njerëzore duke mbyllur Gjykatat. Avokatët nuk janë të goditur, nuk i prishet puna. Çdo kosto, çdo largësi e shtuar do të shkarkojnë te qytetarët. Avokatët do ta ofrojnë këtë shërbim kudo. Por a do jenë qytetarët në gjendje ta përballojnë këtë shërbim? Ky është problemi.
Sipas tij, kjo hartë do krijojë kolaps, deri aty sa të burgosurit rrezikojnë të largohen nga furgonat e policisë.
Hamataj: KLGJ po sillet me një kokëfortësi, a thua se kjo hartë dhe ky ndryshim nuk po ndodh fare në Shqipëri. Dhoma e Avokatëve i ka paraqitur një draft. Sipas hartës së re ndryshimi më drastik vjen te Gjykatat e Apelit, aktualisht janë 6 dhe do të mbetet vetëm 1. Edhe të Gjykata Administrative është paraqitur një projekt, por është me gabime. Një qytetar që niset nga Përmeti do minimalisht 4 orë të vijë në Tiranë. Nëse do kenë një proces gjyqësor, duhet të vijnë në Tiranë jo një herë, por një herë në 15 ditë. Ka dhe një problem tjetër. Aktualisht në 6 Gjykatat e Apelit gjykohen 100 masa sigurie. Këto 100 furgona që do të nisen nesër për të ardhur te Gjykata e Apelit, a ka kjo Gjykatë kushtet më minimale për të pritur këta të burgosur. Do bëhemi një meme e madhe, rrezikojnë të ikin të burgosurit nga furgonat e policisë.
Avokati paralajmëron bojkot 1 mujor nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh gjatë 4 ditëve.
Hamataj: Nëse greva 4 ditore bie në vesh të shurdhër mund të shkojë në një bojkot 1 mujor. Bojkoti 1 mujor i shkakton dëm të mëdha qytetarëve. Shpresa jonë është mos arrijmë në bojkot 1-mujor. Nga A deri te Zh harta nuk merret me asgjë tjetër veçse me komoditetin e gjyqtarëve. Harta duhet rishikuar.
Sipas tij, nga kjo hartë qyteti më i prekur është Korça dhe Shkodra.
Hamataj: Për shkak të distancave qarku më I goditur është Korça, por në të njëjtat kushte është edhe Shkodra. Për fat, shpëtoi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë. Do të shkojë në Gjirokastër.
Nëse bojkoti vazhdon për një muaj, avokati theksoi se vendi rrezikon të hyjë në një kolaps total./abcnews.al/