Partizani në turin e parë të Conference League ndeshet me gjeorgjianët e Saburtalo. Trajnerit Dritan Mehmeti nuk i ka pëlqyer shumë shorti.
“Kjo është skuadra që do të donim të shmangnim, pasi janë në aktivitet, ndërsa është edhe problemi i distancës.
Ata janë një ekip i formatuar tashmë dhe do të jetë e vështirë ndaj tyre. Megjithatë, ne nuk i druhemi askujt”, është shprehur Mehmeti për Panorama Sport.