Kim takon presidentin e zgjedhur Bajram Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

schedule18:00 - 14 Qershor, 2022

schedule 18:00 - 14 Qershor, 2022

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, ka takuar ditën e sotme presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ajo e ka uruar presidentin për detyrën e re, ndërsa është shprehur se pret me padurim për të filluar bashkëpunimin me të.

Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme.

Postimi i ambasadës:

?? | Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!