Mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn është martuar me bashkëshorten e tij afatgjatë dhe i dha asaj titullin Mbretëresha Suthida. Fotografitë tregojnë Suthida Vajiralongkorn na Ayudhya, një ish-mjeke e punësuar në kompaninë ajrore Thai Airways, të shtrirë në dysheme ku ajo shikohet duke i dhënë dhurata mbreti gjatë ceremonisë së martesës. Ajo u martua me mbretin në përputhje me traditat mbretërore, u bë e ditur në një deklaratë të familjes mbretërore. Sipas CNN, në deklaratë thuhet se “ajo do të mbajë titullin mbretëror dhe statusin si pjesë e familjes mbretërore”.
Traditat mbretërore tajlandeze diktojnë që mbreti sundues duhet të konsiderohet si i perëndishëm dhe gjysmë-hyjnor, dhe si rezultat, ai duhet të ulet më lart se të gjithë të tjerët, deri në atë pikë sa që gjatë ceremonive dhe fjalimeve zyrtare këmbët e tij duhet të jenë mbi kokat e të tjerëve. Por gjatë ceremonisë nusja është ulur pranë burrit të saj siç dhe duket nga fotot e dasmës./abcnews.al