Bindja Demokratike me kandidatë në çdo bashki

schedule13:23 - 1 Maj, 2019

schedule 13:23 - 1 Maj, 2019

Koordinatori i partisë më të re në vend, Bindja Demokratike, në një deklaratë për media njoftoi synimin e kandidimit në çdo bashki për zgjedhjet e 30 Qershorit. Përjashtim bën partia e Astrit Patozit, për ato bashki ku ka kandidatë opozitarë të pavarur apo të djathtë.

Identifikohet e para parti e regjistruar në zgjedhje që garon kundër Aleancës për Shqipërinë Europiane të kryesuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Bindja Demokratike është e vendosur që në zgjedhjet e 30 Qershorit të bëjë betejën e saj frontale në të gjithë territorin e vendit ndaj duke u përballur me të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste pa asnjë dallim”, tha Patozi.

Partia e kryesuar përkohësisht nga ish numri dy i demokratëve Astrit Patozi, objektiv kryesor sheh garimin në zgjedhje në çdo bashki të vendit. Dy janë rastet që Bindja Demokratike nuk do të rivalizojë në garën elektorale…

“Kandidatët e pavarur dhe ish kryetarët e bashkive të djathta. Ne shprehim vlerësimin tonë për çdo kandidat i pavarur që është regjistruar si kundërshtar i qeverisë, duke e konsideruar si aleatin tonë në këtë kauzë. Ne zotohemi se nuk do nxjerrim kandidatë për kryetar në Bashkitë ku ata janë regjistruar, por do i mbështesim ata pavarësisht raportit që mund të kenë me BD. Arsyeja është një dhe e vetme që votat e kundërshtare të qeverisë të mos çahen dhe që të arrijmë qëllimin tonë, fitoren nga çdo kandidat i PS-së”, tha Patozi.

Rolin e katalizatorit për nxitjen e regjistrimit të opozitës në zgjedhje, e përforcon me një përjashtim të tretë.

“Do të mbështesim dhe nuk do rivalizojmë edhe kandidatë të mundshëm nga radhët e kryetarëve të bashkive të djathta që mund të vendosin në të ardhmen të kandidojnë përballë kandidatëve të qeverisë”, tha koordinatori i Bindjes Demokratike.

Për Bindjen, arsyeja është e qartë: dhe është bashkimi i votave të kundërshtarëve të qeverisë si opsion i vetëm i fitores së opozitës përballë socialistëve, përfundon Patozi./ABC News Albania 24

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!