Flamurtari dëshiron të rikthehet në elitë sezonin e ardhshëm dhe për këtë do të bëjë merkato me emra cilësorë.
Panorama Sport shkruan se në listën e dëshirave të merkatos janë Bruno Telushi dhe Artur Magani, të cilët janë larguar nga Egnatia.
Mesfushori ka qenë kapiten i vlonjatëve dhe vjen pas një operacioni në ligament. Për Flamurtarin ai mund të jetë një lider në Kategorinë e Parë, kurse Magani garanton gola. / abcnews.al