Rusia fitoi 93 miliardë euro duke shitur naftë dhe gaz që nga fillimi i luftës

schedule08:44 - 13 Qershor, 2022

schedule 08:44 - 13 Qershor, 2022

Rusia fitoi 93 miliardë euro (79.4 miliardë £) në 100 ditët e para të luftës kundër Ukrainës duke shitur naftë dhe gaz në vende të ndryshme të botës, shkruan skynews.

Fitimi marramendës erdhi pavarësisht nga një rënie e ndjeshme në vëllimet e eksporteve në maj, teksa komuniteti ndërkombëtar u përpoq të reduktonte varësinë nga nafta dhe gazi i Moskës.

Sipas një raporti të Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA), BE mori 61% të eksporteve të karburanteve fosile të Rusisë.

Edhe pse nafta ruse po shitet me zbritje, një rritje globale e kërkesës për lëndë djegëse fosile dhe rritja e çmimeve të energjisë kanë qenë ende fitimprurëse për regjimin e Presidentit Vladimir Putin, duke ndihmuar në financimin e pushtimit të tij në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!