Ervis Iliazaj: Gabimi i madh i opozitës dhe karta e shpëtimit

schedule22:00 - 30 Prill, 2019

schedule 22:00 - 30 Prill, 2019

Ervis Iliazaj, drejtor i gazetës Liberale në studion e emisionit “Provokacija” është shprehur se në situatën aktuale ku ndodhet vendet është e domosdoshme krijimi i qeverisë tranzitore. Por sipas tij opozita po bën një gabim të madh pasi nuk po flet se çfarë do bëjë kjo qeveri.

“Deri më tani gabimi më i madh i opozitës është ky se nuk ka thënë se çfarë do të bëjë qeveria tranzitore, ndërkohë që paraqet fushatën elektorale, paraqet programin alternativ të qeverisjes. Ky është hapi i dytë, beteja e parë është që të ndërtojmë rregulla loje dhe pastaj se si do të vijmë në pushtet dhe pastaj rikthimi në situatën elektorale. Nëse opozita do të pamundësojë zgjedhjet është shumë e vështirë që t’i pamundësojë në këtë mënyrë. Por opozita ka një kartë për zgjedhjet dhe për mendimin tim është e vetmja kartë. Ajo duhet t’i mbushi mendjen popullit shqiptar që t’i bojkotojë këto zgjedhje. Dhe nëse populli shqiptar ka një ulje drastike në zgjedhjet e 30 Qershori atëherë shqiptarët e kanë ndjekur kauzën e opozitës. Por nga samiti i Berlinit është lajmi i vërtetë është që nuk u përmend fare kriza”./abcnews.al