Pesë të rinj në Vlorë janë përfshirë në një konflikt, sipas policisë për motive të dobëta. Ngjarja njoftohet se ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” dhe të përfshirë në konflikt janë Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë.
23-vjeçari A. I., 22-vjeçari M. Xh. dhe 23-vjeçari A. I. ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/