Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrës. Burime për ABC bëjnë të ditur se Hysen Pici, me origjinë nga Shijaku, ka dyshime të forta se ishte nën efektin e lëndëve narkotike, por ishte edhe i armatosur me pistoletë.
Ai sapo ka parë policët që i kanë bërë shenjë për tu ndaluar, nuk është bindur por i ka dhënë gaz “Range Rover-it” dhe ka përplasur policët. Mësohet se i është bërë testi për drogë dhe alkool, por janë dërguar analizat në Tiranë.
Pas kësaj ngjarje, Hysen Pici tentoi të largohej me vrap, por policia arriti ta kapte dhe ta çonte pas hekurave. /abcnews.al/