Real Madridi nuk do të blejë një sulmues pas refuzimit të Kylian Mbappe.
Klubi madrilen nuk e sheh nevojën për të kërkuar përforcime për sulmin pasi skuadra arriti të fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, tha gazetari Paco Gonzalez për El Partidazo de COPE.
Nëse Luka Jovic ose Mariano Diaz largohen nga Real Madridi, atëherë në skuadër do të mbetet Borja Mayoral, i cili sezonin e kaluar luajti për Getafen. Sulmuesi 25-vjeçar do të kalojë para-sezonin me Real Madridin dhe do të jetë sulmi i vetëm i Madridit këtë verë.
Karim Benzema, Vinicius Junior, Rodrigo dhe Marco Asensio do të jenë në dispozicion të Carlo Ancelottit, si në sezonin e kaluar. Real Madridi gjithashtu beson se Eden Hazard do të kthehet në formën e tij më të mirë dhe do të tregojë një lojë të nivelit të lartë. /albeu.com/