Në prag të ditës së punëtorëve në Tiranë ka hapur dyert panairi “Puno dhe studio”. 50 kompani ofrojnë rreth 3500 vende pune. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ftoi të rinjtë, të cilët janë në kërkim të një pune, ta vizitojnë e te njihen me ofertat e ndryshme.
Beri një rrugë për të kryer dy pune. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në çeljen e panairit “Puno dhe Studio” dhe ftesën e parë e kishte për të rinjtë.
Në këtë panair marrin pjesë 50 kompani, 15 universitete e institucione, të cilat ofrojnë rreth 3500 vende pune e 100 oferta studimi. Bashkia e Tiranës është e hapur për praktikë me 90 pozicione të lira ne drejtoritë e varësisë.
Ndërsa ftesën e dytë kryetari i bashkisë e kishte për kompanitë pjesëmarrëse në panair. Ky është edicioni i 10 i panairit “Puno dhe studio” dhe vjen në prag të 1 Majit, ditës së punëtorëve./abcnews.al