Moti i keq ka përfshirë vendin ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut prej më shumë se dy orësh kanë shkaktuar përmbytje në Tiranë.
Siç shihet nga pamjet rrugët e kryeqytetit janë mbuluar nga uji, duke sjellë kështu vështirësi në qarkullim.
Lexo edhe: MOTI/ Më e keqja pritet në mbrëmje, çfarë pritet gjatë orës 21:00 në Tiranë dhe Durrës
Situatë e njëjtë paraqitet edhe në qytete të tjera të vendit. Ndërkohë kushtet e vështira atmosferike shënuan një viktimë në Malësi të Madhe. Një person humbi jetën pasi rrufeja goditi banesën e tij. /abcnews.al