Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Plumbi i Artë”, gazetarja: Pas arrestimit të Dumanit, RENEA zbarkoi në shtëpinë e Troplinit

schedule19:52 - 8 Qershor, 2022

schedule 19:52 - 8 Qershor, 2022

Forcat Speciale pak ditë më parë kanë zbarkuar në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini i njohur si ‘Poja’, ku kanë kryer kontrolle.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme i është kontrolluar banesa në kuadër të operacionit të ‘Plumbit të Artë’, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Lajmi është bërë i ditur sot nga gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Në shënjestër”.

Po ashtu mësohet se është kontrolluar edhe banesa e të birit dhe e nipit.

Lala tha se Troplini ka dhënë dëshmi para oficerëve të policisë. Aksioni në fjalë vjen pak ditë pas rrëfimit të Dumanit, i cili tronditi botën e krimit dhe me dëshmitë e tij, duke çuar në arrestimin e 18 personave.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!