Mungesa e hapësirave, dy të parët shpallin “divorcin” nga Partizani

schedule13:25 - 8 Qershor, 2022

schedule 13:25 - 8 Qershor, 2022

Partizani pritet të ketë disa largime dhe të parët që e kanë mbyllur me të kuqtë janë dy lojtarë që kanë patur pak hapësira.

Kristi Kote, autori i golit të fitores me Laçin në ndeshjen e fundit të kampionatit, ka njoftuar largimin nga rrjetet sociale.

Mesfushori korçar ka luajtur këtë sezon në kampionat vetëm 11 ndeshje, si zëvendësues. Tjetri që është larguar është Gresild Lika.

Sulmuesi anësor ka luajtur gjysmën e ndeshjeve të Kotes, 5, dhe ka shënuar një gol në kampionat kundër Kukësit në triumfin 5-0 në “Air Albania”. / abcnews.al