Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cilët janë kandidatët e Ramës për kryebashkiakë

schedule14:00 - 29 Prill, 2019

schedule 14:00 - 29 Prill, 2019

Partia Socialiste do të bëjë publike listën me 61 kandidatë për kryebashkiakë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare që do të zhvillohet në javën e dytë të muajit maj. Por, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar shumicën e tyre gjatë turit “Bashkia që duam”.

Nuk kanë dalë ende zyrtarisht 61 kandidatët e Partisë Socialiste për kryebashkiakë në zgjedhjet e 30 qershorit. Megjithatë një pjesë e tyre ka marrë konfirmimin në deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama.



Erion Veliaj e ka nisur tashmë fushatën e tij duke kërkuar një mandat të dytë si qytetar i parë i Tiranës.

Votën kryeministri Rama e kërkon edhe për Dritan Lelin në Vlorë. I bindur është shprehur edhe për rikandidimin e Sotiraq Filos në Korçë.

Rikonfirmimin për një tjetër mandate e kanë marrë edhe Armando Subashi në Fier, Fredi Kokoneshi në Divjakë, Arif Tafani në Belsh, Tërmet Peçi në Tepelenë, Ndrec Dedaj në Mirditë dhe Kastriot Gurra në Librazhd.

Mandati 3 vjeçar i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini mbaron këtë vit dhe votën socialistët e kërkojnë për prefektin Gledian Llatja.

Prej 12 vjetësh qeveris Durrësin edhe Vangjush Dako por Partia Socialiste ka zgjedhur ta shtyjë edhe për pak kohë publikimin e emrit të ri që do ta zëvendësojë.

Në bashkinë e Shkodrës që drejtohet prej Partisë Demokratike pritet të kandidojë ish-kreu i hipotekave Valdrin Pjetri, në Kukës Safet Gjici, në Bashkinë e Malësisë së Madhe Tonin Marinaj dhe në Berat ish-zëvendës ministri i arsimit Ervin Demo.

Deputetët që duhet të lenë mandatin për të hyrën në garën e zgjedhjeve të 30 qershorit janë :

-Pjerin Ndreu në Lezhë

-Nuri Belba në Prrenjas

-Flamur Golemi në Gjirokastër

-Rakip Suli në Kamëz

-Ilir Xhangolli në Pogradec

13 maji është afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve në Komisionin Qendror të zgjedhjeve dhe emrat e tyre pritet të zyrtarizohen në mbledhjen Asamblesë së Partisë Socialiste që do të zhvillohet javën e dytë të muajit maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!