Boris Johnson ka fituar votëbesimin nga deputetët konservatorë me 211 pro. Kjo do të thotë se ai do të vijojë të qëndrojë në detyrë si kryeministër i Britanisë së Madhe.
Rezultati u njoftua nga kryetari i Komitetit 1922, Sir Graham Brady.
Fakti që pothuajse 40% e deputetëve konservatorë nuk duan që Johnson të qëndrojë në pushtet, presupozon zhvillime në të ardhmen e afërt, megjithëse Johnson praktikisht nuk mund të merret në pyetje për vitin e ardhshëm. Mocioni i mosbesimit u bë për rastin “Partygate”.
Pasi i mbijetoi votimit të sotëm, Boris Johnson tani mund të vazhdojë si lider i Partisë Konservatore dhe si rrjedhim edhe si kryeministër. Sipas rregullave aktuale, deputetët konservatorë nuk do të lejohen të mbajnë një tjetër votëbesim për një vit.
Pavarësisht se ka fituar votën, Johnson ende përballet me sfida. Më 23 qershor, do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për zgjedhjen e deputetëve të rinj në Wakefield dhe Tiverton dhe Honiton. Të dyja vendet mbaheshin më parë nga konservatorët dhe nëse ato do munden nga partitë opozitare, Johnson mund ta gjejë veten nën presion të ri. /abcnews.al/