“Si Ali Pasha, trupin në Janinë e kokën në Stamboll. Kështu e ka ironizuar ish-kryeministri Sali Berisha çdekretimin që bëri Ilir Meta për pasuesin e tij Bajram Begaj nga Stambolli, duke e liruar nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Meta i hapi në këtë mënyrë rrugët Begajt për t’u votuar si president, ndërkohë që ndodhej në Turqi firmosi që atje.
Një procedurë e tillë nuk është pritur mirë nga Sali Berisha, i cili para se Meta të hidhte firmën i kërkoi publikisht këtij të fundit që të mos e bënte. Sipas Berishës është anti-kushtetuese.
I pyetur nga gazetarët në oborrin e Kuvendit, Berisha tha mbrëmjen e sotme: “Ai më ngjau mua, më kujtoi Ali Pashën, trupin në Janinë e kokën në Stamboll”. g.v/abcnews.al